Akuzimet me pronat/ Kallëzohet penalisht ish-drejtori i Hipotekës dhe zv.drejtori aktual

Akuzimet me pronat/ Kallëzohet penalisht ish-drejtori i…

Ish-drejtuesi i Hipotekës së Mirditës është kallëzuar penalisht, pasi një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën kohore 2017-2019.

Përveç tij, KLSH njofton se ka kallëzuar penalisht dhe Zv.drejtorin aktual të Kadastrës së Mirditës, me iniciale J.P.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “nga auditimi u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cënuar interesin publik e që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme, regjistruar Leje ndërtimi të dhënë nga Bashkia Mirditë në afërsi të autostradës, kryer transaksione dhe mos arkëtuar detyrimet me vlerë të parkëtuar 18.064 mijë lëkë dhe dëm ekonomik në vlerë 2.800 mijë lekë,   për të cilat KLSH për shkeljet e konstatuara dhe pasqyruara në Raportin Përfundimtar të Adutimit, në kuptim të referencave të Kodit Penal, ka dërguar për kallzim penal z. A.P ish-Regjistrues dhe J.P me detyrë Drejtor i ZV ASHK Mirditë dhe të gjithë materialin e përgatitur, për të evidentuar përgjegjësinë individuale dhe nivelin e shkeljeve ligjore”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit