Akuzohen për një sërë veprash penale, prangosen dy shtetas në Lezhë dhe Durrës

Akuzohen për një sërë veprash penale, prangosen…

Policia e Lezhës dhe Durrësit ka prangosur dy shtetas. Mësohet se të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash të ndryshme penale. Në Lezhë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit 32 vjeçar banues në Varosh, pasi akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim, ndërsa në Durrës është kapur shtetasi K. D., 22 vjeç pasi akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Njoftimi i policisë:


Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.; Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin: F., 32 vjeç, banues në Varosh, Lezhë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim. Ky shtetas, në vitin 2018, në Thumanë, Krujë, ka kanosur me armë zjarri shtetasin D. M.


Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës u ndalua shtetasi K. D., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Policia e Lezhës dhe Durrësit ka prangosur dy shtetas. Mësohet se të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash të ndryshme penale. Në Lezhë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit 32 vjeçar banues në Varosh, pasi akuzohet për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim, ndërsa në Durrës është kapur shtetasi K. D., 22 vjeç pasi akuzohet për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të policisë” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit