Akuzohen për tentativë vrasjeje/ Arrestohet dy të rinj në Korçë

Akuzohen për tentativë vrasjeje/ Arrestohet dy të…

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në pasi ishin shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Bëhet fjalë për dy të rinjtë me inicale F. L., 30 vjeç dhe E. R., 29 vjeç, të dy banues në Korçë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 26.10.2019, ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”.

Në datën 15 shtator të vitit të kaluar në lagjen nr. 17, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri tip pistoletë, në drejtim të shtetasit A. Sh., i cili ndodhej brenda automjetit të tij, duke shkaktuar dëme materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit