Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy të rinjtë

Akuzohen për trafik droge, arrestohen dy të…

Pasi u akuzuan për trafik droke, dy shqipatëve në Gjermani ju vunë prangat. Mësohet se aktualisht të dy ndodhen në paraburgim.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptarët janë të moshave 30 dhe 33 vjeç.

Arrestimi u parapri nga hetimet e një grupi hetimor të policisë për trafik narkotikësh, pasi ishte në shënjestër që prej fundit të vitit 2022.

Të dhënat fillestare tregonin se ai tregtonte kokainë në zonën e Betzingen, ku më pas u përfshi dhe 33-vjeçari.

Të dy të arrestuarit janë paraqitur ditën e mërkurë në gjykatën e qytetit Tübingen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit