Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen…

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave të shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur se personat e arrestuar janë me iniciale, G.D, 34 vjec, i shpallur ne kerkim per vjedhje, K. S., 22 vjeç, është konfliktuar fizikisht me shtetasin D.D, K. D., 28 vjeç, për ushtrimin e paligjshme të lojrave të fatit dhe E. H., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit G. D., 34 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu ky shtetas me datë 11.02.2021, ka tentuar të vjedhë në një market.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. S., 22 vjeç, pasi në rrugën “Vangjush Furxhi”, me vetëgjyqësi për shkak të një borxhi, është konfliktuar fizikisht me shtetasin D.D.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 28 vjeç,pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu”, nga kontrolli i ushtruar në ambientet e brendshme të lokalit me qera të marrë nga ky shtetas janë gjetur në një tavolinë pokeri disa fisha plastike me ngjyra te ndryshme dhe letra bixhozi dhe dyshohet se janë përdorur për ushtrimin e paligjshme të lojrave të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 33 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit është përfshirë në një aksident me dy mjete të tjera, dhe për pasojë është dëmtuar pasagjeri në mjetin e tij shtetasi E. P, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit