Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen pesë persona në Tiranë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, arrestohen…

Pesë persona kanë rënë në prangat e Policisë Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se konkretisht është arrestuar një persona me inicialet R. Rr., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollin në mjetin e tij, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike,

U arrestua gruaja me inicialet M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj. U arrestua edhe personi me inicialet S. K., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi i policisë Tiranë. Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin R. Rr., 30 vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, 2 aparate celular dhe një shumë e konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shpërndarja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim kombëtar, nga Seksioni i Kërkimit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. H., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. A., 50 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.79 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit