Akuzohen për vepra të ndryshme penale, bien në pranga 7 persona në Tiranë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, bien…

Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. G., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabis ;

D. Z., 27 vjeç dhe R. C., 29 vjeç, pasi sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4 gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me drejtues D. Z dhe pasagjer R. C., gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. X., 32 vjeç, pasi qenë punëtor i një bilardoje prej 5 vitesh, vendoste në dispozicion ambientin e bilardos, për të bërë organizimin e lojrave të llotarive të palejuara. Gjatë kontrollit në ambientet e brëndshme të bilardos, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, nje aparat celular dhe një njësi kompjuteri.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një dorezë metalike e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit