Akuzohen për vepra të ndryshme penale, ‘nami’ me arrestime në Tiranë

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, ‘nami’…

Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, ka kundërshtuar dhe kanosur për shkak të detyrës punonjësin e policisë Bashkiake.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u  ekzekutua urdheri i prokurorit për shtetasin Kujtim Imeri, 46 vjeç,pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për vepren penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave”.

Më datë 28.05.2021, në rrugën “Loni Ligori”, gjatë një konflikti, një shtetas i mitur 15-vjeçar, ka demtuar me mjete preres një bashkëmoshar të tij, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Sherbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e 15-vjeçarit dhe po punohet për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit