Akuzohen për vepra të ndryshme penale, prangosen 8 persona në Dibër

Akuzohen për vepra të ndryshme penale, prangosen…

Persona të shumtë kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë prerë pyjet, duke rënë në kundërshtim me ligjin. Në pranga kanë rënë 5 persona, mes tyre dy kryepleq fshatrash dhe një kryetar njësie administrative. Policia e Dibrës do të vijojë hetimet për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.Procedohen penalisht 5 shtetas për “Prerje të paligjshme të pyjeve”.
Gjithashtu procedohen penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi”, dy kryepleq fshatrash dhe një kryetar njësie Administrative.Sekuestrohet lënda drusore që u gjet e prerë.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë një jave kanë evidentuar dhe goditur 5 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit :D. B., I. L., XH. F., A. S., XH. L., banues në Selishtë Dibër. Procedimi ndaj tyre ka filluar pasi, shërbimet e policisë gjatë kontrollit të territorit në zonën e Selishtës, kanë evidentuar që shtetasit e lartëpërmendur kishin prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore.Po në vijim të veprimeve në lidhje me këto raste, janë proceduar penalisht nga Policia shetasit : S. M., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Sipërme); H. R., (Kryeplak i fshatit Selishtë e Poshtme); F. M., (Kryetar i njësisë Administrative Selishtë); si të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallzim krimi”.Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit