Akuzohen për vrasje në bashkëpunim/ GJKKO merr në shqyrtim dosjen për Alibej, Hoxhën dhe Halilitin

Akuzohen për vrasje në bashkëpunim/ GJKKO merr…

Erion Alibej, Xhuljan Hoxha dhe Euglen Halili janë tre shtetas të cilët janë nën masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa akuzohen për “vrasje të kryer në bashkëpunim” dhe për “grup të strukturuar kriminal”. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK, duke kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të personave në fjalë. Ata akuzohen për ekzekutimin e  Emiljano Ramazanit, i cili u qëllua 6 herë me pistoletë në oborrin e pallatit ku banonte, ndërsa e dyta ka të bëjë me ekzekutimin e Regis Runajt, i cili u masakrua me thikë, në periferi të Elbasanit nga Euglen Halili, i cili pasi u arrestua u bë edhe bashkëpunëtor i drejtësisë, duke treguar emrin e porositësit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit