Akuzohen për zjarrvënie, vihen në pranga dy të dyshuar në Golem dhe Rrogozhinë

Akuzohen për zjarrvënie, vihen në pranga dy…

Vihen në pranga dy të dyshuarit për zjarrëvënie në Golem dhe Rrogozhinë.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. H., 60 vjeç, banues në fshatin Zigxhafaj dhe shtetasin me iniciale Z. S., 58 vjeç, banues në fshatin Sineballaj të cilët dyshohen se kanë ndezur zjarr në pronën e tyre për të djegur mbeturinat.

Si pasojë e zjarreve, në fshatrat Zigxhafaj dhe Sineballaj u rrezikuan banesa, u dogjën parcela të mbjella me ullinj e pemë të tjera frutore dhe sipërfaqe pyjore.

Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Sigurisë Kombëtare, me asistimin e helikopterit të Ministrisë së Mbrojtjes ndërhynë menjëherë duke neutralizuar flakët dhe shpëtuar banesat.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

 

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit