Akuzohen se prishën mallin një nëne që shiste në rrugë, Policia Bashkiake: Nuk e kemi dhunuar, e hodhi vetë karrocën pasi refuzoi të largohej

Akuzohen se prishën mallin një nëne që…

TIRANË– Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku protagoniste është një nënë, e që pretendohet se është dhunuar nga punonjësit Bashkiak.

Copëza të kësaj video u shpërndanë me shpejtësi, ku dhjetëra qytetarë kanë sulmuar policët e Bashkisë, pasi sipas tyre ishin ata që ia hodhën mallin në rrugë dhe kanë dhunuar.

Të gjendur përballë akuzave të shumta në rrjet, Policia Bashkiake ka mohuar akuzat, teksa kanë publikuar videon e plotë, ku shihet që ka qenë vetë nëna që ka hedhur ushqimet në rrugë, për të mos lejuar efektivët që t’i merrnin mallin.

”Nuk e kemi dhunuar, nuk ia kemi hedhur perimet, e ka batuar ajo karrocën në rrugë pasi refuzonte që të largohej”, është ky reagimi policisë Bashkiake.  

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit