Akuzohen se vranë babë e bir në Elbasan, dosja kalon për gjykim

Akuzohen se vranë babë e bir në…

Është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, dosja e Ardian dhe Florenc Çapjes.

Si të pandehur janë thirrur Klajdi Dokoli, Etjen Cani dhe Olsi Leku.

Ndërkohë, pritet që të merret edhe dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Ervis Bardhit, i cili ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit.

Olsi Leka nuk do të ekstradohet nga Greqia, ku edhe ndodhet i arrrestuar, ndërsa mësohet se e njëjta masë pritet të merret ndaj ndaj Florenc Çapjas, i cili ndodhet në Dubai, pasi është arrestuar nga Interpol Abu Dhabi.

Organi i akuzës i akuzon Ardian dhe Florenc Çapja për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër 2 ose më shumë personave, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe “Kryerja e veprave penale” në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit