Akuzohet për abuzim seksual, Mbretëresha i heq titujt të birit: Do mbrohet si qytetar i thjeshtë

Akuzohet për abuzim seksual, Mbretëresha i heq…

Princi britanik Andrew ka humbur sot titullin “Lartësia e Tij”, rolet ushtarake dhe do të përballet në gjyq me akuzat për abuzim seksual ndaj denoncueses Jeffrey Epstein, si një “qytetar i thjeshtë”. Pallati mbretëror Buckingham Palace njoftoi këtë vendim për princin Andrew me anë të një deklarate të lëshuar.Sipas dailymail, i njohuri ndryshe si Duka i York, i nënti në radhë për fronin e Britanisë, nuk do të mund te përdorë më titujt e tij dhe do të përballet në gjyqin ku është ngritur padia si të gjithë qytetarët  e thjeshtë. Vendimi në fjalë vjen teksa një gjykatës në SHBA refuzoi tentativën e princit për të mos u gjykuar mbi akuzat e abuzimeve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit