Akuzohet për abuzim seksual me të mitur, prangoset 23-vjeçari

Akuzohet për abuzim seksual me të mitur,…

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar i shpallur në kërkim. Uniformat blu bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë.

Ky i fundit u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë’, njofton policia.

Po ashtu, blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një 19-vjeçar me probleme të shëndetit mendor, i akuzuar për ngacmim seksual.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin A. H., 19 vjeç, banues në Durrës (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasin E. F., 31 vjeç, banues në Durrës, i cili gjithashtu vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia./abcnews.al

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit