
Është vendosur dënimi me burg për Ramazan Rrahën. Mësohet se pas seancës të zhvilluar ditë e sotme Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë vendim për Rrajën.
Kujtojmë se ai u arrestua dy ditë më parë në në Unën e Gjoles në Fushë Krujë, brenda një lokali ku edhe kishte shkuar që të hapte iftar. Rraja, në momentin e arrestimit, ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia.
Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.
Ndërsa Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.