Seanca ndaj Talo Çelës, që akuzohet për mega-grabitjen ne aeroportin e Rinasit është shtyrë më 1 tetor nga GJKKO për shkak se gjyqtarja e çështjes mungonte për arsye shëndetësore.
Çela është në kërkim për ngjarjen që ndodhi në prill të 2019 ku u grabitën miliona euro në Aeroportin e Rinasit. Në lidhje me këtë Çela akuzohet për “vjedhje me armë” dhe “grup të strukturuar kriminal”.Gjithashtu ndaj tij u caktua masë e re sigurie pasi akuzohet si pjesë e grupit të Franc e Hajdar Copjas që u godit nga SPAK javë më parë.