Akuzohet për ngacmime seksuale, aktori i “Sex and the City” pushohet nga puna

Akuzohet për ngacmime seksuale, aktori i “Sex…

Chris North aktori më i përfolur dhe më i famshëm, nuk do te jetë më pjesë e serialit “The Equalizer”. Aktori është pushuar nga puna dhe nuk do të luajë asnjë rol në këtë serial dramë, pasi akuzohet për ngacmime seksuale. Dy gra, kanë denoncuar aktorin se i ka ngacmuar seksualisht. Njëra nga denoncueset deklaroi se ishte 22 vjeçe, kur Noth, atëherë 49 vjeç, abuzoi seksualisht me të. Mësohet se në vitin 2014 aktori ka ngacmuar njërën nga vajzat, ndërsa në vitin 2015, tri vjet pasi Noth u martua me gruan e tij, Tara Wilson, me të cilin ka dy fëmijë aktori ka ngacmuar një tjetër femër. Të dyja gratë deklarojnë se ngjarjet ndodhen në një nga shtëpitë e aktorit të famshëm, e para në apartamentin e tij në Los Angeles dhe e dyta në pronën e tij në New York, pasi aktori i ftoi ato. Lidhur me këtë kanë reaguar menjëherë Universal Television dhe CBS, duke njoftuar se aktori nuk do të jetë më pjesë e kastit të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit