Akuzohet për pastrim parash, biznesmeni Rezart Taçi shpallet në kërkim ndërkombëtar

Akuzohet për pastrim parash, biznesmeni Rezart Taçi…

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në fushën e pastrimit të parave.

Gjatë një operacioni të SPAK, është zbuluar se biznesmeni i naftës, bashkë me disa italianë, pastronin paratë e kryebashkiakut të vdekur të Palermos. Pas operacionit SPAK ka lëshuar një urdhër arrest, i cili nuk është ekzekutuar, pasi sipas burimeve të Fax Neës, Taçi nuk ndodhet në vendin tonë.

Policia ka arrestuar dy personat e afërt me biznesmenin Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo, ky i fundit shofer i biznesmenit.

Në kuadër të hetimeve paraprake të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, me vendimin nr.93, datë 07.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është vendosur:

  • Caktimin ndaj personave nën hetim R.T., A.B. dhe B.L., të masës se sigurimit personal “arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit Procedurës Penale, si të dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga neni 287, paragrafi (1), shkronjat (a), (b) e (dh), si dhe nenet 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit