Akuzohet për plagosje të rëndë me dashje, prangoset i riu në Durrës

Akuzohet për plagosje të rëndë me dashje,…

Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeccar. Ky i fundit, i identifikuar si Xhuljan Sejdini, banues në Sukth, ishte shpallur në kërkim nga policia, pasi më datë 22.09.2020, pranë një lokali në Sukth, pas një konfliktit të çastit, ka plagosur me thikë shtetasin E. Z.

Pas ngjarjes, më datë 31.05.2021, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me 2 vite burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit