Akuzohet për shpërdorim detyre| Arrestohet “Braqa”, zyrtari i lartë serb

Akuzohet për shpërdorim detyre| Arrestohet “Braqa”, zyrtari…

Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të lartë të Serbisë. Mësohet se i prangosuri është ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës. Ky i fundit mësohet se akuzohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, konkretisht për shkak të dhënies së lejeve ilegale për ndërtim. Bratisllav Nikolliq nga radhët e Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë, e cila përkrahet nga Beogradi, para se t’i bashkohej Listës Serbe në vitin 2013 ishte po ashtu kryetar i Shtërpcës në kuadër të Partisë së Pavarur Liberale (SLS), e cila në fillim të vitit 2020 shpalli moratorium politik, si pasojë e dominimit total të Listës Serbe.

Njoftimi i Prokurorisë:

Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të prokurorit të Shtetit janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Marrja e ryshfetit’, ‘Dhënia e ryshfetit’ dhe ‘Keqpërdorimi i pozitës ose autoritetit zyrtar’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit