Akuzohet për shpërthimin e Gërdecit, Apeli i GJKKO-së merr sot vendimin final për Fatmir Mediun

Akuzohet për shpërthimin e Gërdecit, Apeli i…

Gjykata e Posaçme e Apelit ka nisur ditën me çështje kryesore, teksa po zhvillon kerkesën e SPAK për rinisjen e hetimeve ndaj Fatmir Mediut. Ky i fundit është i akuzuar për shpërthimin e Gërdecit në mars të 2008-tës, teksa shqyrtimi i kërkesës në apel është duke u zhvilluar në dhomë këshillimi pa praninë e palëve.

Një muaj më parë shkalla e parë rrëzoi SPAK, por vendimi i GJKKO u apelua nga ana e prokurorëve që kishin në dorë çështjen. Në një vendim prej 28 faqe gjyqtari Erjon Çela rrëzoi pretendimet e SPAK.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit