Akuzohet për trafikim droge/ Arrestohet 39-vjeçari në Vlorë, do të ekstradohet drejt në Italisë

Akuzohet për trafikim droge/ Arrestohet 39-vjeçari në…

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, apsi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar P. N., 39 vjeç, banues në Dukat, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, i ka caktuar urdhër-arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 20 vite.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit