Akuzohet për trafikimin e 4.87 kg heroinë, burg për 53-vjeçarin shqiptar

Akuzohet për trafikimin e 4.87 kg heroinë,…

Qemal Selmani është 53-vjeçari i cili është arrestuar për trafikimin e 4.87 kg heroinë përmes kufirit të Qafë-Botës. Mësohet se pas kësaj, Gjykata e Sarandës e ka dënuar me 4 vite dhe 8 muaj burg. Selmani është arrestuar më 28 nëntor të vitit 2019 në Qafë-Botë.

Ai po udhëtonte me makinë me bashkëshorten e tij, teksa ndaluan në pikën kufitare të Qafë-Botës dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjendën të fshehura 12 pako të mbështjella të cilat përmbanin 4.87 kg heroinë. Selmani përfitoi ulje me 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar, pasi prokuroria kishte kërkuar 7 vjet heqje lirie.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit