Akuzohet për veprime të turpshme me 2 të miturat, gjykata jep vendimin për 56-vjeçarin

Akuzohet për veprime të turpshme me 2…

Lihet në burg 56-vjeçari, pasi pak ditë më parë u denoncua nga 2 minorene për ngacmim seksual.

Shtetasi R.S., i akuzuar të ketë kryer veprime të turpshme me dy minorene në moshën 13 dhe 9 vjeçe, njëra prej të cilave fqinja e saj.

Gjykata vendosi si masë shtrenguse arrest me burg ndaj 56-vjeçarit, seancë qe u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të situates së pandemisë, por edhe për ngjarje që eshte tepër delikate.

Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë ndaj 56-vjeçarit, ky i fundit mohoi akuzat duke pretenduar se është i pafajshëm dhe po mbahet pa drejtesi në qeli.

Ai tha:

“Unë nuk pranoj asnjë nga këto pretendime. Janë vetëm deklaratat e vajzave, por nuk e kuptoj se kush i ka shtyer ato që të më kallezojnë në Polici. Këtu fshihet dikush tjetër, i cili duhet të ketë ndonjë përfitim nga e gjitha kjo që po ndodh. Unë nuk kam asnjë lidhje me këto akuza.”Pra jam i pafajshem. Nuk di çfarë të them më shumë po ju po më mbani kot ne qeli. Pavarsisht pretendimeve të tij, gjykata caktoi si masë sigurie ndaj tij “Arrest me burg”.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit