Akuzohet për vrasje dhe përdhunim në Itali, lihet në burg "UFO-ja"

Akuzohet për vrasje dhe përdhunim në Itali,…

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli 49-vjeçarin Ilir Paja, i njohur me nofkën “UFO”, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Çështja u shqyrtua në Gjykatën e Apelit mbi bazën e ankimit të bërë nga Ilir Paja, i cili kërkoi ndryshimin pjesërisht të vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, por kjo kërkesë e tij nuk është pranuar.

Ilir Paja ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane pasi gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi, ngjarje që kanë ndodhur rreth vitit 2006.  Me plotësimin e dokumentacionit në Shqipëri, Ilir Paja pritet t’i dorëzohet autoriteteve italiane.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=250&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Ai u arrestua në Laprakë më 3 nëntor, pasi mbahej prej muajsh nën përgjim nga policia shqiptare deri në momentin e identifikimit se ai ishte personi që kërkohej.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit