Gjykata e Tiranës vendosi masën ‘arrest me burg’ për Andrew Bode i cili u akuzua për vrasjen e Edmond Papas në dhjetor të 2022.
Gjatë seancës Bode ka mohuar akuzën duke u shprehur se nuk ka lidhje me këtë vrsaje.
Bode ra në pranga më 28 gusht në Memaliaj. Pas dy vitesh arrati 45-vjeçari u gjet në banesën e Julian Kalemit që u arrestua njëkohësisht. Në banesë efektivët gjatë operacionit gjetën 1 armë zjarri automatike.
Bode akuzohet për veprat penale “Vrasja me paramendim kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”.