Akuzohet për vrasjen e burrit të motrës, ekstradohet në Itali 30-vjeçari lezhian

Akuzohet për vrasjen e burrit të motrës,…

Është ekstraduar nga Shqipëria në Itali, 30-vjeçari Gëzim Gjini. Shqiptari kërkohet për llogari të Italisë për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, pra kunatit Petrit Caka, personi në foto. Ngjarja ndodhi në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022.

30 vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Velletri, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, për të cilën Kodi Penal i Italisë parashikon deri në 30 vjet burgim.

Pas vrasjes së kunatit një vit më parë, Gjini ishte fshehur në Shqipëri dhe u arrestua më 12 gusht një kafene në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ai ishte në kërkim nga autoritetet italiane për vrasjen e bashkëshortit të motrës së tij, në Rocca Priora, Itali, më datë 13 dhjetor 2022, në bashkëpunim me 2 të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit