Akuzohet se ka lënë shtatzënë një 28-vjeçare, kandidati për president i nxjerr gishtin e mesit qytetares

Akuzohet se ka lënë shtatzënë një 28-vjeçare,…

Kandidati për president në Francë, pritet të përballet me telashe, pas veprimit të tij të fundit dhe akuzave se ka lënë shtatzënë një 28-vjeçare. Fushata presidenciale njeriut të ekstremit të djathtë, Eric Zemmour, pritet të përballet me probleme, pasi kohët e fundit i ka nxjerrë gishtin e mesit një gruaje të panjohur.

Sipas politico.eu, Zemmour është fotografuar ditën e shtunë, nga dritarja e makinës së tij duke bërë një gjest fyes me gishtin e mesit ndaj qytetares. Pas publikimit të fotos e cila u komentua gjerësisht dhe u quajt si skandal, ka ardhur reagimi i një anëtari të ekipit të tij të fushatës, i cili shprehet se Zemmour e ka bërë këtë gjest fyes “instinktivisht”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit