Akuzohet se ngacmoi mbesën 14-vjeçare, në pranga 31-vjeçari nga Kavaja

Akuzohet se ngacmoi mbesën 14-vjeçare, në pranga…

Mbrëmjen e sotme policia ka arrestuar një 31 vjeçar nga Kavaja pasi ka ngacmuar mbesës e tij 14 vjeçare.

Ai akuzohet për vepër penale “Dhuna në familje” dhe“Ngacmim seksual”.

Ai rezulton i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”. Sipas policisë, i riu dyshohet se ka detyruar mbesën e tij të mitur 14-vjeçare të konsumoje lëndë narkotike kokainë dhe më pas e ka ngacmuar seksualisht.

Më pas ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. “Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit