Akuzohet se plagosi ortakun Sino Llanaj, Allmuça mohon akuzat: Kam Covid, jam izoluar në shtëpi!

Akuzohet se plagosi ortakun Sino Llanaj, Allmuça…

Albert Allmuça, autor i dyshuar i përplasjes me armë që ndodhi paraditen e sotme në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë, mohon ngjarjen.

 

Familjarë të Allmuçës kanë kontaktuar me newsbomb.al dhe thonë se i afërmi i tyre është prej ditësh në shtëpi, i izoluara, për shkak të Covid-19. Ndërkohë, Policia e Tiranës në njoftimin për ngjarjen që çoi pak më parë, bënte me dije se janë shoqëruar disa persona por nuk jepte identitetin e tyre.

 

Albert Allmuça, ortak me biznesmenin Sino Llanaj, mohon dhe të jetë shpallur në kërkim pasi gjatë gjithë kohës ka qenë në shtëpinë e tij. I gjendur në këto kushte, ai është nsiur vetë drejt Policisë së Tiranës për të sqaruar ngjarjen.

 

“Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje”, njoftoi Policia e Tiranës./Newsbomb

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit