Akuzohet se vrau çiftin Pasho, Prokurorja publikon përgjimet: Shfaqej e shqetësuar për gjurmët e ADN-së!

Akuzohet se vrau çiftin Pasho, Prokurorja publikon…

Elona Kalesha, shqiptarja 36-vjeçare, e arrestuar për vrasjen e çiftit Shpëtim dhe Teuta Pasho në Itali, do vazhdojë të mbetet në burg. Ky është vendimi i marrë nga gjykata në Firence.

Avokatët e Kaleshas thanë se nuk ka ndonjë provë për ta fajësuar atë për vrasjen. Kjo edhe për shkak se ajo ka vendosur të heshtë përballë prokurorisë. Por prokurorja Ornella Galeotti ka ofruar prova dhe dokumente shtesë, raporton FanPage.

Galeotti është ndër prokuroret e njohura për rastet e vështira. Si prokurore e hekurt ajo ka hetuar disa dosje të rënda. Mes provave janë edhe përgjimet telefonike të dhjetorit, kur Elona nuk e dinte se ishte duke u përgjuar. Elona u vendos nën përgjim me urdhër të prokurores. Gjatë përgjimeve, Kalesha shqetësohet për mundësinë e gjurmëve të ADN-së dhe të tjerave prova gjatë hetimeve. Motivi i krimit, sipas hetuesve, ishte një shumë prej 40 mijë eurosh, që çifti Pasho i ruante në emër të të birit, që ndodhej në burg.

Për momentin prokurorja është duke kërkuar bashkëpunëtorët e saj, për shkak se mbetet e vështirë të besohet se ajo e ka kryer e vetme krimin monstruoz./Dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit