Akuzoi Ramën për burg në Francë, koleksionistin Thimio e rrethojnë me policë: Duan të më eliminojnë!

Akuzoi Ramën për burg në Francë, koleksionistin…

Koleksionisti Gjergji Thimio i cili javën e kaluar bëri një deklaratë “bombë” për kryeministrin Edi Rama, duket se sot është gdhirë i rrethuar nga policët e Sandër Lleshit.

Deklarata e Thimios bërë javën e kaluar në “A Show”, se kryeministri aktual Edi Rama ka bërë burg në Francë, është shndërruar në burim problemesh për të.

Korçari bloger Ilir Vrenozi, ka publikuar në Facebook sot disa biseda me Thimion.

Ky i fundit tregon se, ndihet tmerrësisht i kërcënuar prej qeverisë, pasi shtëpia e tij është rrethuar nga 15 efektivë policie që e ndjekin këmba-këmbës kudo shkon.

“Duan të më eliminojnë fizikisht, kërkoj ndihmë nga SHBA-të”,- shkruan ai.

Koleksionisti bëri publike në emisionin “A Show”, numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është “AL.1961138/A”.

Madje ai tha se, kryeministri aktual ndërroi qëllimisht emrin nga Edvin në Edi Rama, për të fshehur këtë dënim të marrë në vitin 1994.

Sipas Thimos, Rama akuzohet për grabitjen e ikonave në Francë, Itali dhe Qipro dhe në formularin e tij të deklarimit janë fshirë vitet 1993-1998.

Periudhë kur edhe ka pasur probleme me drejtësinë franceze.

Ilir Vrenozi ka bërë thirrje publike për të ndihmuar koleksionistin, pasi Rama për hakmarrje po tenton ta eliminojë.

 

/Gazetaatdheu.com/

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit