Akuzon Berishën se nxori në pritë Azem Hajdarin, tentohet të helmohet Izet Haxhia në burgun e Reçit

Akuzon Berishën se nxori në pritë Azem…

Izet Haxhia, ish-badigardi i Sali Berishës, është tentuar të helmohet në Burgun e Reçit, atje ku po vuan dënimi si i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit. Nëpërmjet disa ilaçeve të cilësuara si vitamina, Izet Haxhisë i janë futur në qeli kokrra mjekësore të dyshimta, të cilat iu komunikua se ia kishe dërguar e motra. Mirëpo ky argumentim u hodh poshtë nga familjarët e tij, çka solli dyshime se kërkohet eleminimi i tij.

Haxhia ka kërkuar takim urgjent me drejtuesit e Burgut të Reçit, por në takim i ka shkuar një përfaqësues dhe i ka thënë që ishte bërë një “gabim”, pasi dërgesa nuk dihej cilit të burgosur i përkiste. Nuk dihet sesi një pako ilaçe janë futur në një institucion të lartë të sigurisë dhe se ende nuk është identifikuar marrësi i tyre, por që çuditërisht përfunduan në qelinë e Izet Haxhiajt.

Izet Haxhia ka qenë nëj nga personat e çështjes së Azem Hajdarit. Ish-badigardi i Berishës u akuzua se së bashku me Fatmir Haklajn dhe Jaho Salihi, vranë një nga heronjtë e demokracisë shqiptare. Izet Haxhia i ka kundërshtuar këto akuza duke thënë se vrasësi është Fatmir Haklaj, ndërsa Sali Berishën e ka akuzuar si personi që nxorri në prit të Azem Hajdarit.

Tentohet të eliminohet me helm në Burgun e Reçit Izet Haxhia. Në datën 10 prill 2023, në dhomën e izolimit të Burgut të Reçit, ku ndodhet ende i paraburgosur Izet Haxhia, i ka shkuar një “pako me ilaçe”! Izet Haxhia ka pyetur punonjësin e Burgut se cili nga familjarët e tij i kishin sjellë këto “ilaçe”. Punonjësi i IEVP Reç i ka thënë se këtë pako me “ilaçe” dhe “vitamina” t’a kanë sjellë njerëzit e familjes tënde. Meqenëse Izet Haxhia plotësimin e nevojave të tij për ilaçe, ushqime etj, i bënë vetëm përmes motrës së tij me banim në Tiranë, i ka telefonuar asaj. Motra e tij Ilmia, tepër e shqetësuar, e ka vënë në dijeni se nuk i ka sjellë asnjë llojë “ilaçi” atij, dhe e ka porositur të vëllan që të mos i përdorte ato në asnjë rrethanë!“- thotë Idajet Beqiri, avokati i Izet Haxhiajt

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit