Akuzuan kinezët për përhapjen e koronavirusit, gjykata dënon studentët francezë

Akuzuan kinezët për përhapjen e koronavirusit, gjykata…

Një gjykatë franceze ka shpallur katër studentë fajtorë për nxitje të urrejtjes racore në internet. Ata kanë postuar mesazhe në rrjetet sociale ku kanë fajësuar kinezët për përhapjen e koronavirusit.

Të katërt, të moshës midis 19 dhe 24 vjeç, pa të shkuar kriminale, u dënuan me dy ditë “edukim qytetar” nga gjykata penale e Parisit dhe do paguajnë edhe një gjobë.

Studentët postuan mesazhet raciste në rrjetet sociale, pasi presidenti Emmanuel Macron njoftoi një raund të dytë të rregullave të rrepta të qëndrimit në shtëpi në 29 Tetor.

Pandemia e koronavirusit ka çuar në “dimensione të reja të racizmit anti-aziatik”, sipas një studimi të vitit të kaluar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit