Alarm/ 37% e shqiptarëve do të vuajnë nga obeziteti në vitin 2035

Alarm/ 37% e shqiptarëve do të vuajnë…

Shqiptarët mund të renditen ndër popujt që kanë potencial të madh për të qenë obez. Shumica e të rinjve por edhe të rriturve janë mbipeshë, gjë e cila tashmë po pasqyrohet te fëmijët. Konsumi i ushqimeve të shpejta dhe të gatshme si dhe mungesa e aktivitetit fizik, ka bërë që shqiptarët të shtojnë në peshë.

Sipas matjeve kombëtare të zhvilluara në popullatë, në vitin 2018 nga INSTAT rezulton se gati 21.3% e popullsisë së rritur janë obezë. Një tjetër studim që ngre një alarm të madh vjen edhe nga Harta Globale e obezitetit që tregon se Shqipëria do të ketë një rritje shumë më të lartë në vitin 2035. Mendohes se deri atëherë rreth 37% e të rriturve do të jenë mbipeshë. Ky është një nivel i lartë dhe është konsideruar nga studimi alarmant dhe sidomos për fëmijët, ku rritja do të jetë më e lartë.

Studimi tregon se obeziteti në Shqipëri deri në vitin 2035 tek fëmijët do të rritet me 6.7% dhe tek të rriturit me 2.6%. Ukraina, Shqipëria dhe Bosnja kanë nivelet më të larta të obezitetit në Europë. Nëse shqiptarët nuk reflektojnë në konsumin e ushqimit dhe prindërit nuk kujdesen për fëmijët, obeziteti do të jetë një kërcënim i madh për qytetarët.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit