Alarm me vaksinat anti-Covid?! Pas AstraZeneca, dy qytete të mëdha pezullojnë Pfizer

Alarm me vaksinat anti-Covid?! Pas AstraZeneca, dy…

Hong Kong dhe Macau kanë pezulluar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer/ BioNTech, pasi morën informacione se kishte një problem në paketimin e tyre. Megjithëse zyrtarët theksuan se ata nuk besonin se ekzistonte një rrezik për sigurinë, pezullimi i vaksinës në fjalë është goditja e radhës për të filluar programet masive të vaksinimit kundër një virusi që ka vrarë më shumë se 2.7 mln njerëz në të gjithë botën.

“Për hir të masës paraprake, vaksinimi aktual duhet të pezullohet gjatë periudhës së hetimit”, tha qeveria e Hong Kongut në një deklaratë.

Kjo vjen një ditë pasi autoritetet shëndetësore ndaluan një klinikë lokale të furnizonte vaksina pasi një nga mjekët e saj tha publikisht se ai do të zgjidhte vaksinën e Pfizer para asaj Sinovac. Të dy qytetet kineze thanë se vendimi i tyre erdhi pasi u kontaktuan problem në paketim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit