“ALARM! Mos i lini të ikin”/ Dalin detaje për 7 personat që vranë shqiptarin në Athinë

“ALARM! Mos i lini të ikin”/ Dalin…

Policia greke ngre alarmin për personat që vranë  39-vjeçarin shqiptar Pëllumb Islami në Athinë. Sipas mediave greke ata janë 7 persona me rrezikshmëri të lartë, ndërsa bëhet me dije se 4 prej tyre janë identifikuar.  Dyshimet e policisë janë se autorët mund të jenë  larguar drejt Shqipërisë për t’i shpëtuar Policisë greke. Prandaj kanë ngritur alarmin dhe në vendin tonë për kërkimin e tyre dhe mos lejimin e kalimit të kufijve.

Viktima, me profesion hidraulik, kishte shkuar në kafene për të parë një ndeshje të Ligës së Kampionëve me një shokun e tij, por nuk u kthye më kurrë në shtëpi. Sipas informacioneve, banda përbëhet nga të paktën tetë anëtarë, me origjinë shqiptare, me të kaluar kriminale “të rëndë” që kontrollojnë një klub të njohur në Sepolia, ndërsa disa prej tyre shfaqen si truproja.

Policia greke shprehet se kanë qenë  anëtarët e tjerë të bandës që kanë mundësuar arratisjen e autorëve. Gjithsesi, policia po heton ngjarjen, duke bërë verifikimet në mjetet që u përdorën nga shqiptarët për t’u larguar nga vendi i krimit. Fotot dhe emrat e të identifikuarve iu janë përcjellë edhe policisë kufitare shqiptarë, ndërsa alarmi është ngritur kudo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit