Alarm në Itali!/ Vendosen masa strikte ndaj udhëtarëve shqiptarë

Alarm në Itali!/ Vendosen masa strikte ndaj…

Janë rritur rastet me koronavirus në 10 ditët e fundit, kryesisht në zonën e Toskanës, kanë alarmuar epidemiologët italianë.

Shumica prej të infektuarve janë shqiptarë të cilët kanë qenë në vendin e tyre të origjinës, në Shqipëri e më pas janë rikthyer në Itali.

Për këtë arsye autoritetet italiane kanë vendosur kontrolle dhe rregulla të rrepta për të gjithë ata pasagjerë që ulen në aeroportet e vendit fqinj dhe që vijnë nga Shqipëria, por edhe Maroku.

Shtimi i sporteleve të pritjes së pasagjerëve është kërkuar nga presidenti i rajonit të Toskanës, Erico Rossi, dhe do të shërbejë për monitorimin më të kujdesshëm të të gjithë atyre që mbërrijnë në shtetin italian.

Rossi ka kërkuar që të gjithë qytetarët, që mbërrijnë nga vendet jashtë shengenit, ti nënshtrohen karantinës së detyruar pa përjashtim,

Kjo masë shtrënguese erdhi pas shtimit të rasteve të reja pikërisht nga shtetasit e huaj.

Gjatë ditëve të fundit, më saktë me gjatë 10-ditëshit të fundit, janë raportuar 27 shqiptarë me Covid-19, të cilët kanë hyrë në Itali pasi kanë vizituar Shqipërinë, raste të cilat janë të pagjurmuara nga epidemiologët shqiptarë.

Pas kësaj situate ku autoritetet italiane janë shprehur tepër të shqetësuar, tashmë të gjithë shqiptarët të cilët ulen në aeroportet e Italisë, janë detyruar të kryejnë karantinën katërmbëdhjetë ditore.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit