Alarm në Suedi, dyshohet se një mjet shpërthyes u vendos në ambasadën e Izraelit

Alarm në Suedi, dyshohet se një mjet…

Një objekt i dyshimtë që besohet se ishte një mjet shpërthyes u gjet jashtë ambasadës izraelite në Stokholm dhe u shkatërrua përmes një shpërthimi të kontrolluar nga skuadra kombëtare e bombave. Stafi i ambasadës kishte njoftuar policinë për objektin e dyshimtë, gjë që shkaktoi një reagim të madh nga forcat e rendit. Pajisja më vonë u shpërthye në mënyrë të kontrolluar, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Policia nuk pranoi të jepte asnjë detaj mbi natyrën e objektit ose se si ai kishte hyrë në ambasadë. Ndërtesa e ambasadës u rrethua në një distancë prej rreth 100 metrash.

Ndërkohë që kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, e ka dënuar atë që e përshkroi si një tentim për të sulmuar ambasadën e Izraelit, teksa e cilësoi këtë si situatë shumë serioze.

Kjo është shumë serioze. Një tentim për ta sulmuar një ambasadë është tentim për t’i sulmuar ata që punojnë atje dhe vetë Suedinë”, tha Kristersson.

Ai shtoi se autoritetet suedeze janë duke hetuar se kush ishin përgjegjës për këtë ngajrje. Kristersson tha se mbikëqyrja e ambasadës izraelite dhe institucioneve hebraike më Suedi është rritur. “Ne nuk do të frikësohemi nga terrori”, tha ambasadori izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit