Alarm për një sulm të mundshëm në stadiumin "Allians Arena"

Alarm për një sulm të mundshëm në…

Policia gjermane ka shtuar masat e sigurisë para ndeshjes Bayern Munich dhe Borussia Dortmund në stadiumin Allianz Arena nga frika e një sulmi terrorist.

Ministrja e brendshme gjermane Nancy Faeser tha ne fillim të kësaj jave Gjermania do të vendosë kontrolle të përkohshme në të gjithë kufijtë e saj për Euro 2024 pas sulmit terrorist në Moskë.

Bild dhe DW bëjnë me dije se grupi terrorist ISIS-K, kanë publikuar imazhe të tifozëve pikërisht para ndeshjes me një shenjë të kuqe.

Pikërisht këto imazhe kanë alarmuar autoritetet duke shtuar më tepër forcat policore në terren dhe duke angazhuar më tepër inteligjencën.

Një zëdhënës i departamentit të policisë së Mynihut tha për agjencinë gjermane të lajmeve ‘DPA’ se ata e vlerësuan intensivisht foton të premten mbrëma së bashku me departamentin rajonal të hetimit penal dhe arritën në përfundimin se nuk kishte prova konkrete të rrezikut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit