Alarm për rritjen e çmimeve të ushqimeve, denonconi në JOQ supermarketet që abuzojnë

Alarm për rritjen e çmimeve të ushqimeve,…

Prej muajsh, qytetarët ankohen se çmimet në supermarketet e vendit po rriten vazhdimisht, ndërsa shporta e përditshme po bëhet gjithnjë e më e kushtueshme. Edhe pse flitet për ulje të inflacionit, shumë familje thonë se në xhepat e tyre nuk ka ndryshuar asgjë.

JOQ Albania fton qytetarët të denoncojnë çdo rast kur konstatojnë rritje të pajustifikuara të çmimeve apo diferenca të mëdha nga një supermarket te tjetri për të njëjtin produkt.

Na dërgoni foto të çmimeve në rafte, faturat e blerjeve dhe emrin e supermarketit ku keni bërë blerjet. Synimi është të krijojmë një panoramë sa më të qartë mbi ecurinë e çmimeve të produkteve të shportës dhe të evidentojmë rastet që ngrenë dyshime te konsumatorët.

Nëse keni vënë re se i njëjti produkt është shtrenjtuar ndjeshëm brenda pak javësh ose muajsh, ndani me ne përvojën tuaj. Çdo denoncim do të verifikohet dhe rastet me interes publik do të publikohen.

Na shkruani në inbox ose në WhatsApp dhe na dërgoni fotot, faturat dhe denoncimin tuaj.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit