Alarm për të gjithë| 25 viktima nga alkooli i falsifikuar, dhjetëra persona në gjendje të rëndë

Alarm për të gjithë| 25 viktima nga…

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë për shkak të helmimit nga alkooli i falsifikuar në Turqi. 7 nga viktimat ndërruan jetë në rajonin Esenyurt, përfshi këtu tre shtetas të huaj.

Ministria e Brendshme ka kryer bastisje në shumë rajone të vendit ku janë sekuestruar më shumë se 30 mijë litra alkool i falsifikuar.

Sipas mediave të huaja, të paktën 16 persona janë arrestuar pasi policia ushtroi kontrolle në 342 adresa të ndryshme. Kështu njoftoi ministri i Brendshëm në një deklaratë zyrtare mbi rastin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit