Alarm pranë kufirit me Rusinë, zhduken disa ushtarë danezë gjatë stërvitjes në Finnmark

Alarm pranë kufirit me Rusinë, zhduken disa…

Një operacion i madh kërkimi është nisur në Finnmark, pranë kufirit me Rusinë, pasi 10 ushtarë danezë nuk u kthyen nga një stërvitje ushtarake.

Në kërkim janë angazhuar helikopterë policie e ushtrie, dronë, qen gjurmues, si dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq. Zyrtarët lokalë shprehen se ekziston frika se “diçka mund t’u ketë ndodhur”.

Sipas policisë, ushtarët duhej të ishin rikthyer në bazë mëngjesin e sotëm në orën 07:00, por u raportuan të zhdukur pasditen e vonë, rreth orës 16:37. Kërkimet nisën menjëherë pas sinjalizimit.

Pas 12 orësh ankth, autoritetet konfirmuan se 5 prej ushtarëve janë gjetur shëndoshë e mirë, tre u kthyen vetë në pikën e takimit, ndërsa dy të tjerë u lokalizuan nga helikopterët, raporton Metro.

Finnmark është një zonë strategjike ku “Lindja takon Perëndimin”, duke kufizuar Norvegjinë me Rusinë, Finlandën dhe rajonin Troms. Për dekada, kjo zonë ka qenë e tensionuar për shkak të pranisë ruse dhe është cilësuar si një pikë nevralgjike e “Luftës së Ftohtë”.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit