Alarm/ Raketa ruse godet Moldavinë

Alarm/ Raketa ruse godet Moldavinë

Si një formë e hakmarrjes së Putinit ndaj sulmit të Ukrainës kundrejt urës së ngushticës Kerch që lidh Rusinë me Krimenë, ditën e sotme një numër i madh raketash të lëshuara nga avionë dhe anije ruse goditën qytetet ukrainase.

Bëhet me dije se deri më tani raportohen 10 të vdekur dhe shumë të plagosur për shkak të raketat goditen objekte të banuara nga civilët.

Mirëpo, duket se situata në Ukrainë ka tensionuar edhe raportet e Rusisë me shtetet e tjera. Zv.kryeministri i Moldavisë, Nicu Popescu deklaroi pak më parë se të paktën tre raketa të Rusisë të lëshuara në drejtim të Ukrainës kanë kaluar pikërisht mbi territorin e Moldavisë.

Ai e dënoi këtë akt, ndërsa tha se kanë thirrur për sqarime ambasadorin rus në Moldavi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit