
Një shqetësim serioz është ngritur nga frekuentues pranë kompleksit Equos Resort në Mullet, pasi janë vërejtur gjarpërinj tek pishinat.
Sipas raportimeve të qytetarëve, ekziston dyshimi se gjarpërinjtë mund të afrohen për të pirë ujë në pishina, çka ngre pikëpyetje për sigurinë e vizitorëve, sidomos të fëmijëve.
“Ndoshta shkojnë për të pirë ujë, por kjo mund të jetë e rrezikshme për njerëzit që lahen ose që ndodhen pranë ujit,” – shprehet një vajzë e cila ndau shqetësimin e saj me redaksinë e JOQ.
Në një moment në video një kalimtare i afrohet gjarpërit pa kuptuar pasi nuk e vë re duke u vënë në një rrezik të pashmangshëm!
Për momentin nuk ka reagim zyrtar nga administrata e resortit, ndërsa qytetarët kërkojnë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë në ambientet rekreative.
Prania e gjarpërinjve në zona të frekuentuara nga fëmijë dhe familjarë kërkon vëmendje dhe ndërhyrje të specializuar.