Alarmante! Shqipëria, e treta në botë për azil. Në vend të parë, Siria

Alarmante! Shqipëria, e treta në botë për…

Largimet masive nga Shqipëria janë shtuar ndjeshëm gjatë këtyre 10 viteve të fundit. Politikat aktuale, mungesa e punës dhe pasiguria janë ndër faktorët kryesorë që po largojnë rininë, duke lënë vetëm pensionistët. Gjermania dhe Franca po shihen si shtetet më potenciale, por nuk kanë munguar as largimet drejt vendeve të tjera të Europës. Sipas Eurostat, në 2023 kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian, ose 331 aplikime për 100 mijë banorë, nga 17 aplikime për 100 mijë banorë, që është mesatarja e të gjithë aplikimeve në BE.

Sipas të dhënave, Shqipëria renditet e treta në botë për azil, pas Sirisë që ndodhet në vendin e parë dhe Gjeorgjisë që është në vendin e dytë. Gati gjysma e aplikimeve janë në Gjermani, të ndjekura nga Franca dhe Italia. Sipas mediave të huaja aplikimet janë kryesisht për arsye ekonomike. Por shqiptarët e larguar lehtësisht qeveria shqiptare po i zëvendëson me emigrantë nga vendet e treta. Mijëra emigrantë do i sjellë Italia, pas marrëveshjes së njëanshme që Rama nënshkroi me Melonin më Romë.

Duke mos marrë asnjë përgjegjësi për shpopullimin, Rama i konsideron lëvizjet demografike si dicka normale dhe jo shqetësuese. Shqipëria sot po përballet me mungesën e shërbimeve bazë si arsimi, shëndetësia apo rendi, pikërisht për shkak të vakancave nga largimet masive. Shumë shkolla po shkojnë drejt mbylljes, nga numri i ulët i fëmijëve. Kjo situatë alarmante, është lënë jashtë çdo vemendje, duke zbatuar axhendën e qeverisë për shpopullimin e vendit dhe shitjen e bukurive natyrore tek oligarkët e huaj dhe shqiptarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit