“Alarmi i kuq” për tërmet në Turqi, kandidatët nisin premtimet për shtëpi në zgjedhje

“Alarmi i kuq” për tërmet në Turqi,…

Turqia është goditur nga një sërë tërmetesh të një pas njëshme, të cilat kanë shkaktuar jo pak frikë tek qytetarët. Nga ana tjetër, sizmiologët kanë paralajmëruar se Turqia do të përballet me një tërmet shkatërrues, duke dhënë “alarimin e kuq” edhe për një cunam. Ky paralajmërim i fortë, ka “pushtuar” edhe fushatën zgjedhore për kryebashkiak në Stamboll.

Murat Kurum, kandidati i partisë në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim, ka premtuar se do të japë 650,000 njësi të reja banimi, të shoqëruara me subvencione, për pesë vitet e ardhshme nëse zgjidhet në krye të bashkisë. Çmimi i projektit mund të arrijë lehtësisht vlerën e 50 miliardë dollarëve, afërsisht sa i gjithë sektori i ndërtimit të vendit dhe 5% e PBB-së. As publiku dhe as qeveria e Erdogan nuk janë në gjendje të ofrojnë nivele të tilla financimi, raporton The Economist.

Ndërsa rivali i tij, Imamoglu ka bërë një premtim më modest, për të mbuluar pjesën më të madhe të kostove të ndërtimit të 50,000 ndërtesave të reja. Që nga viti 2019, kur ai u zgjodh, kompania e ndërtimit të bashkisë ka përfunduar punën në vetëm 10 mijë njësi banimi. Erdogan kohët e fundit sugjeroi se qeveria e tij mund të jetë në gjendje të ndihmojë, duke supozuar se qyteti voton për kandidatin e duhur, që është Kurum, kandidati i partisë së tij. “Kush e drejton vendin sot?” i tha ai një turme, teksa ka shprehur bindjen se vetëm partia e tij mund ta bëj Stambollin.

Kujtojmë se në 6 shkurt të vitit 2023, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm i shkallës 7.7 ndërsa më pas pati edhe një tjetër lëkundje 7.6 ballë, po në të njëjtën ditë. Nga këto tërmete u vranë mbi 60.000 persona në Turqi dhe në Sirinë fqinje, sipas të dhënave zyrtare ndërsa miliona njerëz ngelën të pastrehë pas shembjes së banesave të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit