
Mëngjesin e sotëm një e-mail kishte mbërritur në disa shkolla ku thuhej se e “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla”.
Në e-mail gjithashtu paralajmërohej për bombë.
Nga shkrimi duket qartë që e-maili është shkruar në gjuhë të huaj, e më pas është përkthyer në shqip me Google Translate.
Pak ditë më parë i njëjti kërcënim ka shkuar në shkolla dhe institucione në Sllovaki dhe Greqi.
E-mailet nga një dërgues anonim thuhet se filluan të mbërrinin në orën 05:00, duke pretenduar se eksplozivët ishin ruajtur në qindra shkolla që përfshinin tetë rajonet e vendit.
Autoritetet thanë se kërcënimet kishin shkaktuar stres psikologjik në të gjithë vendin, duke shtuar se ndërprerja e shërbimeve arsimore.
Kujtojmë se alarme të kësaj natyre janë dhënë gjatë vitit 2022 në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, por kanë rezultuar false.