Alaskë/ Pas tërmetit me magnitudë 8.2, përgatitje për cunami

Alaskë/ Pas tërmetit me magnitudë 8.2, përgatitje…

Familjet po marrin ç’të munden nga shtëpitë e tyre pasi një tërmet 8.2 i shkallës rihter goditi brigjet e Alaskës dhe autoritetet kanë paralajmëruar për cunami.

Epiqendra e tërmetit të cekët ishte 56 milje në juglindje të qytetit Perryville, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Qeveria amerikane lëshoi një paralajmërim për cunami në juglindje të Alaskës, ndërsa autoritetet në Hawaii bënë një parashikim për orën se kur mund të ndodhte cunami, por më vonë anuluan paralajmërimin.

“Valët e rrezikshme të cunamit pas këtij tërmeti janë të mundshme brenda tre orëve të ardhshme përgjatë disa brigjeve”, tha sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit në një deklaratë.

Perryville është një fshat i vogël rreth 500 milje nga Anchorage. Sirenat paralajmëruese të cunamit mund të dëgjoheshin deri në Kodiak, një ishull me një popullsi prej rreth 6,000 njerëz, përgjatë vijës bregdetare të Alaskës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit